Ka ndërruar jetë 21-vjeçari anglez, Z.C i cili pak më parë u raportua se kishte rënë nga kati i tretë i hotelit ku ai qëndronte në Dhërmi.
Mësohet se i riu ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Bëhet e ditur se 21-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe për pasojë ka rënë aksidentalisht nga hoteli.
Dhërmi/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.