Anglezët me “përgjues”, gazetari Laze: Kushton 78 dollarë dhe blihet online. Mos përhapni panik

Ditën e sotme qarkulloi një lajm i cili ngriti alarmin se në vendin tonë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, 2 të huaj futën pajisje që do të përdoreshin për përgjime.

Sipas një kërkimi të kryer nga gazetari Elio Laze, kjo pajisje nuk ka lidhje me asnjë agjenturë sekrete por është vetëm një radio që kushton 78 dollarë.

Lajmi bëri xhiron e rrjetit, ku përsëri media të mëdha e të vogla ranë pre e “fake news”

Postimi i plotë:

Ju raftë pika se na ngritë gjakun!

Lajm i fundit: Kapen dy angleze me pajisje përgjimi

Ma prishi terezinë ky lajmi. Ç’ne dy angleze me pajisje apiunazhi? Kaq pak? Vetëm 2 angleze?

E ku? Këtu, ku turli lloj shërbimesh sekrete për arsyet e veta, janë ulur kembëkryq prej vitesh.

Nejse,

Mediat e bënë të vetën. Kapën lajmin, kapën foton e pajisjes dhe e nxorrën. SPIUNAZH!

Duke e pasur foton e pajisjes sa një derr perpara syve, nuk e hapi njeri googlen dhe të kërkonte. E kur ta kërkonte ndër të tjera do lexonte: “Projektuar fillimisht për të minimizuar zhurmën e ndërrimit për radio amatore, që është një zgjedhje e shkëlqyer për t’u përdorur me pajisjet e astronomisë”.

Kushton 78 dollare dhe e blen kushdo. Pajisje spiunazhi që po e sillnin dy angleze. Pra, kanë harxhuar 500 paunde bileta avioni, dy agjentë sekrete për të sjellë një hekurishte 78 dollarëshe.

Ju raftë pika se na ngritë gjakun!

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *