Dje gjatë procesit të votimeve nuk kanë munguar incidentet, por edhe dhuna. E ndërsa sot janë reflektuar vonesat dhe ikjet e komisionerëve të cilët kanë shtyrë procesin e numërimit.
Pak çaste më parë, një kuti është shpallur e pavlefshme në Librazhd. Kutia e fshatit Floq ka vetëm dy barkode. Floq është një fshat në komunën Orenjë, në rrethin e Librazhdit.