Dy biznesmenët janë shpallur në kërkim pas operacionit të prokurorisë, pasi akuzohen për tjetërsimin e 10 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Sarandë.
Burime për median bëjnë me dije se biznesmeni 40-vjeçar, Behar Muçobega akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa i vëllai Bedri Muçobega, 50 vjeç, akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sakaq në pranga kanë rënë dhe Fredi Mërkurin, Valter Llomin dhe Argonida Canaj.