Kreu i PD-së, Sali Berisha është përlotur gjatë fjalës së tij për lamtumirën e fundit, ndaj ish-presidentit Bujar Nishani.
Berisha e ka cilësuar Nishanin si një, burrë fisnik shteti, president i artë e dinjitoz dhe demokrat i flaktë.
“Do mbetesh i gjalllë mes nesh! Mirësitë dhe veprat e njeriut janë të pavdekshme, Bujar Nishani shërbëtor i qytetarëve shqiptar, burrë fisnik shteti, president i artë e dinjitoz dhe demokrat i flaktë. Pas kësaj lamtumire e ndarjeje të dhimbshme e të papritur secili prej nesh ndjen se ka humbur një pjesë të shpirtit. Ndihemi më pak nga largimi yt pa kthim por krenarë që kishim mes nesh një njeri si ti. Odeta ndihet më e trishtë se kurrë por pati një shok jete të përsosur.
Dua të shpreh mirënjohje të thellë sot për familjen tënde dhe për të gjithë. U prefsh në paqe (përlotet)”, tha ai.