Makina inteligjente “bën kërdinë” në rrugët e Tiranës, qindra gjoba dhe patenta të hequra në dy ditë

Policia e Shtetit me anë të pajisjes inteligjente dhe radarve automatikë në akset rrugore, ka gjetur dhe pezulluar 256 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 343 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Njoftimi i Plotë:

Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nga makina inteligjente dhe radarët automatikë.

Gjatë 48 orëve të fundit makina inteligjente ka vijuar punën e saj në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamzë, si dhe në Durrës, Rrogozhinë dhe Kavajë.Si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente dhe radarëve automatikë në këto akse rrugore, për 48 orë, janë pezulluar 256 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 343 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, si dhe automjete të transportit publik, autobusë dhe taksi. Shpejtësi që varionin nga 70 km/h deri në 121 km/h në qendrat e banuara dhe nga 100 km/h deri në 160 km/h në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamzë; shpejtësi që rrezikojnë jetën e këmbësorëve, por edhe të vetë drejtuesve të automjeteve.

Gjithashtu, nga 256 drejtues mjetesh të skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë, 107 prej tyre janë konstatuar me 3 shkelje njëherësh, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, edhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Nisur nga numri i lartë i shkeljeve të evidentuara çdo ditë, në drejtim të qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara, parakalimeve të gabuara, mospërdorimit të rripit të sigurimit, përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shkeljes së semaforit, mosdhënies përparësi këmbësorëve etj, Policia Rrugore do të intensifikojë akoma me tej, kontrollet, dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *