Heqja nga përdorimi i qeseve plastike, Kumbaro: Ky ligj ndalon…

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka folur për vendimit e qeverisë që ka hyrë dje në fuqi, për heqjen nga përdorimi i qese plastike.

Kumbaro tha se ky ligj ka si qëllim ndalimin e prodhimit të qeseve plastike të lehta ose shumë të lehta, prej datës 1 qershor 2022.

“Ndalim i qeseve njëpërdorimshme, të lehta ose shumë të lehta. I theksoj këto detaje sepse e para nuk besoj se pritej që ditën e parë të zhdukeshin të gjitha qeset, që I kemi stok nëpër magazine. Ky ligj ndalon prodhimin e mëtejshëm të këtyre qeseve të lehta, ndërsa qesë që përdoren shumë herë, për transportin e mbetjeve, ato do të jenë në treg”, tha ajo

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *