Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare. Teksa moderonte Debatin e Hapur, Rama bëri thirrje për llogaridhënie nga vendet që kryejnë krime. Kreu i qeverisë tha se duhet bërë gjithçka që shkelësit të ndëshkohen. Sipas Ramës, nuk duhet të ketë më ndëshkueshmëri në vitin 2022.
“Objektivat e sotme në debat janë të trefishta. Të vëmë para përgjegjësisë vendet që kanë kryer shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Nuk duhet të lëmë askënd të besoj se një vend mund të kryejë krime e t’ia hedhë paq. Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, është e rëndësishme që të punojmë së bashku. Llogaria efektive do të kontribuojë për paqen, për të nxitur të drejtat e njeriut kudo. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që shkelësit të ndëshkohen, pandëshkueshmëria të mbetet histori,”- tha Rama ndër të tjera.