“Tronditet sërish SHBA” një person i armatosur futet në spital dhe qëllon me armë, të paktën 4 viktima

Të paktën 4 persona janë qëlluar për vdekje në Tusja, pasi një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një spitali në Oklahoma. Dëshmitarët në këtë ngjarje e përshkruajnë si një nga momentet e tmerrshme që kanë përjetuar.

 

“Ishte çmenduri, qindra dhoma dhe njerëz po mundoheshin të dilnin nga ndërtesa”, tha një prej dëshmitarëve.
Kujtojmë se të shtënat masive janë bërë të shpeshta në SHBA kohët e fundit, pasi pak ditë më parë, në një sulm të ngjashëm në Teksas humbën jetën 21 persona.

“Të gjithë po vraponin për ta shpëtuar kokën. Në një moment në derën e hyrjes u grumbulluan të gjithë, por nuk mund të dilnin pasi ishin të pushtuar nga paniku”, tha një dëshmitare që i mbijetoi sulmit.

Në anën tjetër, policia dyshon se autori i sulmit kishte kryer vetëvrasje. Ai me vete kishte pasur pushkë automatike dhe një pistoletë që u përdorën për të qëlluar civilët.

Burimi: CNN

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *