Partia Socialiste në 61 degë ka nisur procesin zgjedhor për kryetarë të partisë.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjete sociale disa foto nga Devolli, ku atje ka nisur ballafaqimi mes kandidatëve përpara anëtarësisë.
Ky proces i dytë për zgjedhjen e kryetarëve, sipas Ramës, do të mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm i kryesisë socialiste.
Postimi i Edi Ramës:
Maliq, Devoll – Starton procesi i ri zgjedhor në Partinë Socialiste, ku kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të partisë do të ballafaqohen përpara anëtarësisë, nën mbikqyrjen e Komisionit të Posaçëm të kryesisë socialiste