Gruaja lind foshnjën e saj në një oqean dhe më pas e poston në Instagram (Video)

Është bërë virale videoja e një nëne e cila lind foshnjën e saj në Oqeanin Paqësor pa ndonjë ndihmë mjekësore dhe më pas e poston në rrjetin e saj social Instagram.

Josy Peukert, 37 vjeç, postoi një video në Instagram duke treguar se si ajo dhe partneri i saj, Benni Cornelius, 42 vjeç, shkuan me makinë në plazh në mënyrë që ajo të mund të lindte fëmijën e saj në bregdetin e Playa Majagual, Nikaragua.

Ajo lindi fëmijën pa ndihmë mjekësore, pasi refuzoi skanimet gjatë gjithë shtatzënisë.

Videoja e valëve që përplasen në shpinën e saj ndërsa ajo përpëlitej nga dhimbja përmes kontraktimeve është parë mbi 200,000 herë.

Josy tha: Valët kishin të njëjtin ritëm si kontraktimet, kjo rrjedhë e qetë më bëri të ndihem shumë mirë.

Nuk ka statistika të disponueshme se sa lindje të tilla ndodhin në mbarë botën çdo vit, megjithatë numri besohet të jetë i vogël, por në rritje.

Procesi është i mbushur me polemika, pasi foshnja e një gruaje nga Kalifornia lindi i vdekur në vitin 2018 pas një lindjeje gjashtë-ditore pa asnjë ndërhyrje mjekësore.

Duke shpjeguar vendimin e saj, Josy tha: Kam pasur këtë ide në kokën time, doja të lindja në oqean dhe sepse kushtet ishin të përshtatshme atë ditë, kjo ishte ajo që bëra.

Nëna e katër fëmijëve thotë se donte që fëmija i saj të lindte pa ndërhyrje mjekësore.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *