Ligji i ri në Greqi, qeveria ndalon prerjen e energjisë për ata që nuk kanë paguar faturat

Qeveria e Greqisë ka vendosur që të mos ndërpresë energjinë elektrike për familjet që nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike.

Vendi fqinj ka menduar t’i vijë në ndihmë të gjitha familjeve që kanë probleme ekonomike si pasojë e rritje së menjëhershme të çmimeve nga lufta në Ukrainë, shkruan protothema.gr.

Ligji është i përkohshëm dhe përfshin konsumatorët që marrin ndihmë ekonomike, të moshuarit mbi 70 vjeç, me kusht që të mos jetojnë me persona të tjerë poshtë moshës 70 vjeç, për konsumatorët që marrin pension invalidi si edhe për familjet që jetojnë në zona të thella.

Ky vendim është i vlefshëm deri më 6 korrik , me kusht që të mos kërkohet shtyrje e mëtejshme e afatit për likuidimin e faturave të energjisë elektrike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *