Trupi në trotuar/ Identifikohet viktima e vrarë me armë zjarri në Shkodër, pjesë e fisit…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të premte Shkodrën ku ka mbetur i vrarë shtetasi Naim Bajri, dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Burime për median bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Rus” të qytetit verior.

Mësohet se Naim Bajri është pjesë e fisit Bajri, sakaq trupi i viktimës ndodhet ende në trotuar, në afërsi të një bar kafeje. Ku kalimtarë të rastit, nxitojnë të shokuar, teksa përballen me trupin e pajetë të Bajrit në trotuar.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje mbi ngjarjen.

Kush është fisi Bajri?

Ky fis është jo pak i njohur, kjo për faktin se në vitin 2018, në kuadër të operacionit “Oaz”, u arrestuan disa prej anëtarëve të këtij fisi, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie, vrasje dhe punësime të paligjshme. Por dosja e bujshme tashmë është shfryrë, pasi të gjithë personat, të cilët u vunë në prangajanë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.

Operacioni “OAZ”

Në shtator të vitit 2018 Policia e Shtetit në bashkëpunim me ish-Prokurorinë për Krime të Rënda do të trumbetonin në konferenca mediatike, goditjen e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që operonte në Shkodër. Në sajë të këtij operacioni policia arrestoi 11 persona, të cilët i etiketoi si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Hetimi i nisur pranë Krimeve të Rënda në prill 2018, pak kohë pasi Shkodra ishte tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse me objektiv Lul Kullën, u mbyll me 11 persona të arrestuar. Gjatë operacionit të koduar “Oazi”, në pranga përfunduan, Behar Brajoviq (Bajri); Samet Halluni; Ilir Rustemi; Emrah Plaku; Astmer Bilali; Armir Grimaj; Safet Rustemi (Bajri); Fabiol Rexhepi; Ismet Idrizi; Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu. Përveç të prangosurve si “ushtarë”, mes të arrestuarve janë edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të bandës dhe i vëllai Ilir Rustemi, gjithashtu me të njëjtin rol.

Një tjetër personazh kyç në grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam. Informacioni për të u është përcjellë autoriteteve të huaja dhe në bashkëpunim me partnerët përfundoi në pranga. Nga hetimet rezulton se është e provuar se nantarët e këtij grupi kriminal kanë kërcënuar për dhënien e disa shuma të konsiderueshme parash. Gjobat e vendosura , fillimisht u njoftoheshin të dëmtuarve nga Behar Bajri. Behari jam, u thoshte në telefon i dyshuari dhe më pas viheshin në lëvizje të tjerët, të cilët, siç rezulton nga përgjimet e shumta, i vendosnin afat të dëmtuarve në disa raste edhe me frazën “e mira është mos ta vonosh porosinë”./priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *