Siri/ Militantët sulmojnë me armë brenda autobuzit plot me njerëz, raportohen viktima

Një grup militantësh kanë sulmuar një autobus civil në Sirinë lindore, duke vrarë tre persona dhe kanë plagosur 21 të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autobusi u sulmua pranë një fshati në një zonë të shkretëtirës së provincës Deir el-Zour, e cila kufizohet me Irakun. Sakaq, nuk dihet nëse autobusi u sulmua me mitraloz, raketa apo bomba në anë të rrugës.

Raporti nuk jep detaje të mëtejshme dhe nuk ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për sulmin. Pjesë të mëdha të Deir el-Zour dikur kontrolloheshin nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik, i cili në vitin 2014 shpalli të ashtuquajturin “kalifat” në një të tretën e Irakut dhe Sirisë. Në të kaluarën, autoritetet siriane kanë fajësuar për sulme të tilla IS dhe celulat e tij të fjetura, të cilat kanë qenë aktive në Sirinë lindore dhe qendrore, pavarësisht se militantët e IS humbën zonat që dikur kontrollonin në 2019.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *