Ekzekutimi në Shkodër/ Ja si është gjendja shëndetësore e puntorit të plagosur, po pinte me Naim Bajrin kur u sulmuan nga autorët (Emri)

Një viktimë dhe një të plagosur ka lënë pas  atentati me armë zjarri në Shkodër këtë mëngjes.

Naim Bajri 68 vjeç, mbeti i vrarë ende në rrethana të paqarta, ndërsa policia bën me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Astrit Zeneli, 58 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, bëhet me dije se në lagjen “Guerrile” është gjetur i djegur një automjet, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Astrit Zeneli, 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *