Borrell jep sinjale pozitive: Më 11 maj presim vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Në një konferencë me gazetarë ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha së në 11 maj presin vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai tha se shpreson që takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 11 maj në Bruksel.

Sakaq, Vuçiç po qëndron për një vizitë në Bruksel, ku gjatë javës pritet të shkojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *