Bashkimi Europian ka bërë një hap të fortë prapa duke hequr dorë nga sanksionet e paralajmëruara për patriarkun Kirrill të Moskës. 75 vjecari njihet si një aleat I Presidentit Vladimir Putin me të cilin ndan pikëpamjet e tij antiperëndimore. BE e kishte renditur primatin e Kishës Ortodokse Ruse si një nga 6 sanksionet që kishte paralajmëruar, por rezistenca e Hungarisë e ka zbutur qëndrimin. Unioni ka konfirmuar se paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së, e cila përfshin gjithashtu një embargo të gjerë nafte, u miratua nga përfaqësuesit e shteteve të BE-së pa masat ndëshkuese të planifikuara kundër Kirilit.
Disa shtete donin që Kirili të përfshihej në listën e sanksioneve të BE-së për shkak të mbështetjes së tij për luftën agresore ruse kundër Ukrainës. Ai ka kontakte të ngushta me presidentin Vladimir Putin dhe deri tani është treguar shumë besnik ndaj Kremlinit. Në predikimet e tij, 75-vjeçari vazhdimisht mbështet kursin e luftës dhe së fundmi pretendoi se Rusia nuk kishte sulmuar kurrë një vend tjetër. Hungaria nuk donte të pranonte sanksionet.
Atë nuk e bashkojnë vetëm idetë me Putin por edhe emri. Vladimir Gundyayev, pra Patriaku I Moskës njihet më mirë si Kirill ishte një nga 58 personat e sapocaktuar nga Bashkimi Evropian. Që parashikohej të ndalohej për të udhëtuar.Madje BE do të ngrinte të gjitha asetet për shkak të afërsisë dhe mbrojtjes së tyre me presidentin rus Vladimir Putin dhe kursin e tij në Ukrainë. Sanksionet do ta bënin të pamundur praninë e tij në Asamblenë e 11-të të Këshillit Botëror të Kishave, e cila do të mbahet në gusht në Karlsruhe, në Gjermaninë perëndimore.
Sanksionet e fundit të BE parashikojnë bojkotimin e furnizimeve me naftë nga Rusia, duke nisur që vitin e ardhshëm. Për shkak të nivelit të lartë të varësisë nga nafta ruse, do të lejohen të importojnë naftë vetëm Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke. Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, deri në fund të vitit BE-ja do të blejë rreth 90 për qind më pak naftë nga Rusia.