Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ka mohuar akuzën në sallën e gjyqit.
“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, tha Rraja, ndërsa nuk dha pëlqim për t’u pyetur në proces.
Në vijim, prokurori Adnand Xholi lexoi deklarimet e dhëna në vitin 2019, ku po ashtu Rraja ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje.
I pyetur nga prokurori në lidhje me faktin se profili ADN i tij perputhet me atë të gjetur në atë te sendeve të sekuestruara në automjetin e atentatorëve të Ndojës, Rraja tha se “Më janë marrë dy herë monstrat e pështymës dhe gjurmët e gishtave në drejtorinë e policisë. Nuk e di si janë përdorur. Në një rast më janë marrë pa avokat, edhe pse kam kërkuar praninë e tij. Po ashtu më kanë marrë shumë rroba në makinën time pas arrestimit”.