Çmimi i naftës në vend, Vasili: Oligarkët fryjnë xhepat e tyre, ndërsa shqiparët paguajnë 2500 lekë litrin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, reagoi në një deklaratë për media në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve në vend.

Vasili tha se “I quajturi Bordi Transparencës ose më saktë Bordi i Hajdutërisë Shtetërore, ku qeveri dhe oligarkë bëjnë pazarin e çmimeve në kurriz të shqiptarëve vazhdon”.

“Shqipëria sot si kurrë më parë është mbërthyer në darën e çmimeve kriminale të naftës dhe produkteve të tjera bazë për jetesën e saj. I ashtu quajturi Bordi Transparencës ose më saktë Bordi i Hajdutërisë Shtetërore, ku qeveri dhe oligarkë bëjnë pazarin e çmimeve në kurriz të shqiptarëve vazhdon. Në vend të uljes së çmimit gjë që mund ta bënin fare lehtë pasi LSI ka depozituar prej javësh në Parlament projektligjin për heqjen e taksave për uljen e çmimit të naftës vazhdon ta mbajë të bllokuar atë dhe çdo nisëm tjetër, vetëm e vetëm që të vazhdojë që të mbushen xhepat e qeverisë dhe xhepat e oligarkëve. Qeveria akumulon qindra milionë euro në buxhet, oligarkët fryjnë xhepat e tyre ndërkohë që shqiparët paguajnë 2500 litrin e çmimit të naftës”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *