Në kohën e diktaturës të ishe e bukur ishte vërtet fat, sepse nuk ekzistonin asnjë produkt kozmetik që
Në vitet ‘60 kur vajzat i hiqnin vetullat vetëm kur martoheshin, të fliteshe për tualetin dukej si tabu, megjithëse qefliet e “modës” nuk mungonin edhe në atë kohë.
Rimeli, lapsi i syve, kremi pudër, kremi dhe vaji i plazhit, hidratantët, nuk njiheshin dhe as nuk prodhoheshin në Shqipëri. Në mungesë të produkteve vinin në ndihmë, “shpikjet e kozmetikës” siç mund të quajmë ndryshe truket që përdoreshin nga vajzat dhe gratë për t’u kuruar në kushtet e shtëpisë.
Priza.al ju në vëmendjen tuaj disa”truqe” që përdornin vajzat në ato kohë:
E verdha e vezës + ajka e qumështit= krem hidratues
Përzierja e këtyre dy produkteve formon një masë kremoze e cila shërbente si hidratues i mirë por edhe larës. Zakonisht vajzat dhe gratë e përdornin për të mbajtur lëkurën më të butë dhe të pastër.
Në vend të penelit përorej lapsi jeshil
Lapsi jeshil ishte përdorej zakonisht nga ushtria. Kush kishte familjarë të tij në rradhët e ushtrisë mund të merrte një laps të tillë, i cili përdorej për të lyer kapakët e syve pastaj me disa pika të vogla mjalti përhapej ngjyra duke e fiksuar mbi kapak për një kohë të gjatë për shkak të efektit ngrirës të mjaltit.
Depiloheshin me sheqer
Është një metodë që nënat ua kanë trashëguar edhe vajzave në ditët e sotme. Receta ishte efikase. Dy gota sheqer me një gotë limoni përziheshin në një tenxhere të vogël e cila ishte vënë të nxehej mbi sobë. Shkrirja e tyre krijon një masë xhelatinoze ngjitëse që përdorej për të hequr qimet.
Në vend të rimelit dhe lapsit të vetullave përdorej hiri i drurit
Hiri i drurit të djegur ishte një teknikë e njohur për të gjitha vajzat dhe gratë. Me shumë kujdes për të mos u ndotur, kjo lëndë shërbente për të lyer vetullat dhe qerpikët. Derisa nisi të dilte lyerja e tyre me këna, produkti bimor që nisi të përdorej në vitet ’70 për të lyer flokët.
Birra i jepte formë flokëve
Majaja e birrës ishte një produkt që i ndryshonte formën flokëve, duke i dhënë onde apo dhe kaçurrela. Një gotë birre për flokët mbahej gjithmonë në frigorifer, me qëllim që të thartohej gradualisht për të dhënë efektin e dëshiruar.