Ekzekutimi mafioz i mori jetën Naim Bajrit në tregun e peshkut në Shkodër. Ngjarja duket si një “Deja Vu” (skene e pare me parë) pasi Bajri u ekzekutua në të njëjtin vend ku u vra në 18 nëntor të vitit 2018 Fatos Ferracaku. Madje, burime për Priza.al bëjnë me dije se në momentin kur u qëllua, Naim Bajri ishte i ulur në të njëjtin vend ku ishte ulur mesditën e 18 nëntorit 2018 edhe Fatos Ferracaku teksa do të qëllohej për vdekje.
Vetëm disa javë para ekzekutimit të Fatos Ferracakut, persona të paidentifikuar vranë edhe kushëririn e tij, Arjan Ferracaku.
Fatos Ferracaku 40 vjeç u qëlluar me disa plumba në kokë, ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj 49 vjeç.
Viktima dhe i plagosur ishin të dy tregtarë peshku në tregun e Shkodrës. Autorët mësohet se kanë qenë dy persona me motor dhe skafandra, njëri prej tyre ka ndaluar përpara shënjestrës duke qëlluar Ferracakun, ndërsa më pas ka zbritur dhe e ka qëlluar nga afër në kokë për t’u siguruar që e ka ekzekutuar.
Njoftimi i policisë për vrasjen e Arjan Ferracakut (2018)
Shkodër/Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.
Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefoni falas në nr 112!
Ku është Naim Bajri?
68-vjeçari është babai i Indrit Bajrit, të vrarë me armë zjarri në vitin 2001 nga Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari, i njohur ndryshe si Mir Vetlla. Këtij të fundit i bën atentat në vitin 2017, por shpëtoi, ndërkohë që Xhabir Shega u ekzekutua me snajper brenda shtëpisë së tij në qershor të vitit 2015. Naim Bajri është xhaxhai i Enver, Ilir dhe Safet Bajrit, të njohur për mjaft ngjarje të bujshme në qytet. Konfliktet mes familjeve të njohura në Shkodër kanë çuar në vrasje të shumta në qytet./Priza.al