Bora zemani nuk do të jetë më prezantuesja e “Për’puthen”. Burime nga “Kryefjala” bëjnë me dije se moderatorja nuk do të drejtojë me këtë program që e risolli në qendër të vëmendjes.
Në një video që ajo ka postuar pak më parë, Bora duket e emocionuar për mbylljen e programit që është dhe i fundit për të.
Në shtator Bora pritet të drejtojë programin “Dancing with the Stars”, ku thuhet se kryetar jurie do të jetë balerini, Ilir Shaqiri fituesi i Big Brother ViP.
Programi “Përputhen” do të vijojë të shfaqet sërish, por me një studio krejtësisht të re dhe mbi të gjitha me një prezantuese të re.