Gazetari Artan Hoxha lëshoi akuza të tjera për Presidenti Ilir Meta, duke këmbëngulur se ky i fundit është përfshirë në vrasje, pra si porositës i disa prej tyre.
Gazetari Artan reagoi pasi Prokuroria e Posaçme hodhi poshtë deklarimet e tij dy ditë më parë për dëshmitë e Nuredin Dumanit, që sipas tij, ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS në vitin 2017 në Lezhë. Gazetari sqaroi se Nuredin Dumani e ka thënë një gjë të tillë dhe deklarata e tij është e regjistruar dhe se janë prova të pakontestueshme. Madje ai zbuloi se ka përmendur edhe emrat e 3-4 deputetëve të tjerë. “Edhe në rastin e parë kur u dha lajmi se Dumani po bashkëpunon me drejtësinë SPAK ka thënë që nuk është e vërtetë.
Pas kësaj deklarate ‘bombë’ të Hoxhës ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale juristi shkruan se përgjithësisht e nisin me vjedhje dhe pastaj kalojnë në vrasje dhe kështu me sa duket ka ndodhur edhe me Presidentin Meta.