Dy persona janë zhdukur ditën e djeshme në Tiranë, brenda 24 orëve.
Bëhet me dije se vajza e mitur, shtetasja me iniciale A. M., 14 vjeçe është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Sakaq, shtetasi me iniciale A. I., 33 vjeç është larguar ditën e premte në banesa si dhe nuk ka lidhur asnjë kontakt me bashkëshorten e tij.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.06.2022, shtetasi A. M., 39 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja A. M., 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Më datë 03.06.2022, shtetasja S. I., ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshorti i saj, shtetasi A. I., 33 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.