Kryeministri, Edi Rama ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me lejen e re të qarkullimit rrugor.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se kjo unifikon përfundimisht dokumentet e mjetit në një të vetme dhe është sipas standardeve të BE-së.
Postimi i Plotë:
Kjo është leja e re e qarkullimit të mjetit, që prej të hënës do të jetë plotësisht në standardet e BE-së????
Stop orvatjeve dhe me një pagesë ku kostot ulen me 40%, tashmë leja e re e qarkullimit unifikon përfundimisht dokumentet e mjetit në një të vetme
*Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit