Virozat e stinës dhe pickimet nga insektet/ Mjeku apel prindërve: Mos i lini fëmijët vetëm, në lëtë periudhë…

Temperaturat e larta të 10-ditëve të fundit kanë sjellë problematika shëndetësore te fëmijët e të gjitha moshave në Berat.

Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, ka pasur fluks të shtuar të fëmijëve të prekur nga virozat e stinës.

Mjekët pediatër pohojnë se është shtuar numri I vizitave, ndërkohë që në fundjavë numri i vizitave shkon nga 120-150 vizita.

Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, ka deklaruar se rritja e temperaturave ka ndikuar në rritjen e numrin të virozave te fëmijët.

Të prekur nga virozat e stinës, sipas Kumarakut, janë fëmijët e të gjitha moshave, të cilët vijnë me temperaturë deri në 41 gradë, e shoqëruar me të vjella, çrregullime gastro-intensinale dhe këputje e dhimbje trupore, ku më të prekurit janë fëmijët nga 0-4 vjeç.

Sipas tij, këta fëmijë po trajtohen me infuzione, antipiretikë dhe qetësues për temperaturën.

“Prindërit të tregojnë kujdes për fëmijët dhe mos t’i lënë vetën nëpër lulishte, pikërisht në këtë periudhë kur fillojnë edhe pickimet nga insektet apo kafshimet nga gjarpërinjtë dhe qentë”, tha ai.

Sakaq një tjetër shqetësim serioz janë rastet e fëmijëve që kanë ardhur në Repartin e Pediatrisë me shenja të intoksikimit nga akulloret apo konsumimi i produkteve të pakontrolluara, që shiten në kioskat afër shkollave dhe këta janë fëmijët e shkollave 9-vjeçare.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *