Kuvendi voton sot për kandidaturën e presidentit/ Ilir Meta firmos lirimin nga detyra të Bajram Begajt

Presidenti i Republikës Ilir Meta pritet të ketë një komunikim nga Stambolli këtë të shtune, ku dhe ndodhet për një vizitë prej ditës së djeshme.

“Pas pak minutash, nga Stambolli, një komunikim i jashtëzakonshëm”, njofton Presidenca.

Sakaq, vetëm disa minuta më parë, Meta firmosi lirimin nga detyra të Bajram Begajt, asnjë pengesë për t’u zgjedhur sot kreu i shtetit.

Meta tha më herët “është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *