Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e tij përpara nisjes së seancës për votimin e kandidatit Bajram Begaj për postin e presidentit tha se nuk do të marrë pjesë në votim.
Sipas Mediut procesi ka qenë i njëanshëm, ndryshe nga sa kërkonte Kushtetuta.
“Veprimet kanë qenë të një anshme, kundër Kushtetues pasi nuk është konsultuar me partitë politike. Nuk kemi asgjë me kandidatin por nuk do të marrim pjesë në votim pasi procesi kërkonte një marrëdhënie mes palësh, pavarësisht nëse do të kishte apo jo dakortësi”, tha ai.