Presidenti/ Salianji për kandidaturën e Begajt: Nuk do të marr pjesë në votim

Deputeti, Ervin Salianji tha se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit të kandidatit për president të Bajram Begajt.

Salianji pohoi se do të jetë prezent në sallë, por si duket nuk do të votojë.

“Jam këtu për të respektuar institucionet. Nuk do të marr pjesë në votim. Nuk është bojkot. Janë taktika parlamentare që njihen. Nuk do të marr pjesë në procesin e votimit. Por nuk jam për bojkot.Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputetja demokrate Grida Duma e cila u shpreh se opozita nuk duhet ta bojkotonte seancën e sotme parlamentare ku do të zgjidhet Presidenti i ri.

Kam qenë kundër bojkoteve edhe në momentet më jetike të PD-së. Edhe në ato momente me gjithë dyshimet që kam pasur, kam bërë kritikë ndaj bojkoteve. Institucionet kanë peshën e vet dhe për këtë arsye e vetmja gjë që na çon drejt një force politike serioze është të heqim dorë nga bojkotet”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *