Një 50 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Tiranë.
Mësohet se një shteas ende i paidentifikuar është gjetur nga kalimtarët i vdekur në rrugën e Elbasanit.
Sakaq, në trupin e viktimës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.