Ministria e shëndetësisë e Kosovë ka bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook se dyshohet se në vend është zbuluar një rast me linë e majmunëve.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se rasti i dyshuar ëshrtë një mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit”. Pacienti është i shtuar në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Mostra do të dërgohet në laboratorin e OBSH në Holandë, ndërkohë pacienti do të mbahet i izoluar dhe në mbikqyrjen e mjekëve derisa OBSH të japë diagnozën përfundimtare. Gjithashtu janë duke u gjurmuar edhe kontaktet me të cilët ka patur pacienti.
Njoftimi i ministrisë:
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 3 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë me Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit. Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostra nga ndryshimi lëkuror e cila do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile.
Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.
Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSH në Holandë, gjersa presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara.
Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.