Shtirej si “polic”, e pëson keq i riu në Elbasan, ja çfarë iu gjet në makinë (EMRI)

Një 20 vjeçar nga Elbasani është proceduar penalisht, pasi është konstatuar se mbante me vete radio policie.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E. Qosja, i cili u procedua për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit në automjetin e të riut u gjetën dhe sekuestruan 2 radio policie.

“E. Q., 20 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 radio si ato të Policisë”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *