Një zjarr i madh shpërthen në Athinë, flakët djegin edhe disa shtëpi përreth (Foto)

Një zjarr ka rënë në periferi të Athinës. Mësohet se banorët janë evakuar pasi zjarri në periferi të Kryeqytetit grek ka kërcënuar shtëpitë që kanë qenë aty përreth dhe linjat e energjisë, ka thënë një zyrtar i brigadës së zjarrëfikseve.

Bëhet e ditur se zjarri i nxitur nga erërat e forta të shunën ka bërë të mundur përhapjen në mënyrë të shpejtë në shpatet e malit Hymettus, i cili ka pamje nga Athina duke dërguar kështu re të dendura mbi periferitë jugore të qytetit.

“Erërat janë shumë të forta, kemi dëme në disa shtëpi dhe disa makina, por pa të lënduar”, thane autoritet greke per agjencinë e lajmeve Reuters.

Mbrojtja Civile Greke lëshoi një apel urgjent përmes SMS për njerëzit që të largoheshin nga Ano Voula dhe zonat përreth, pasi flakët u përhapën në disa metra larg shtëpive. Autoritetet e mbrojtjes civile filluan gjithashtu evakuime paraprake në disa pjesë të Glyfada rreth 20 kilometra nga qendra e Athinës.

Më shumë se 100 zjarrfikës të ndihmuar nga gjashtë avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë luftuan zjarrin që filloi pas mesditës në Glyfada, tha brigada e zjarrfikësve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

“Atmosfera është mbytëse, kemi vështirësi në frymëmarrje”, tha Giorgos Papanikolaou, kryetari i bashkise se Glyfada. Greqia përjetoi valën e saj më të ashpër të të nxehtit në dekada verën e kaluar – për të cilën autoritetet fajësuan ndryshimet klimatike – gjatë së cilës zjarret shkatërruan më shumë se 100,000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *