Një incident ka ndodhur sot në kryeqytet.
Mësohet se një motoçikletë është përfshirë nga flakët. Motoçikleta ishte e parkuar pranë Pedonales.
Forcat zjarrëfikse tashmë janë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit edhe pse motoçikleta ishte shkrumbuar thuajse plotësisht.