Një ngjarje aspak e këndshme është parë të shtunën në qendrën stërvitore të Brazilit. Futbollistët Richarlson dhe Vinicius Junior janë përleshur mes tyre, ndërsa është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të qetësuar situatën.
Arsyeja nuk bëhet e ditur, por kjo ngjarje ka acaruar stafin drejtues.
Sulmuesi Richarlison njihet botërisht për temperamentin e tij, teksa e kemi parë shpeshherë edhe te Everton protagonist i rasteve të ngjashme. Brazili do të përballet me 6 qershor me Japoninë në orën 12.20, në një sfidë miqësore.