Zgjedhja e presidentit të ri të Shqipërisë është raportuar edhe nga disa media të huaja, përfshirë këtu edhe shtetet fqinje.
Por mediat greke kanë bërë një gafë me kreun e ri të shtetit shqiptar, pasi e ka ngatërruar imazhin e tij.
Siç shihet në artikullin e gazetës greke “Protothema” dhe disa mediave të tjera në shtetin fqinj, në lajmin e zgjedhjes së presidentit është përdorur foto kryesore imazhi i një gjenerali tjetër të NATO-s.
‘Me 78 vota pro në parlamentin 140 anëtarësh, Begaj do të jetë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.’- shkruan “Protothema” duke përdorur imazhin e një personaliteti tjetër.
Lajmi po bën rreth 24 orë i publikuar në web, por fotoja nuk është rregulluar ende.