Lavrov mund të mos shkoj në Beograd nesër, Mali i Zi, M. e Veriut e Bullgaria ndalojnë fluturimin

Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili do ta vizitojë të hënën Beogradin, sipas Dan25

Në të njëjtën kohë, nga zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është njoftuar se të hënën në orën 10, Vuçiqi do të takohet me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Siç ishte paralajmëruar më parë, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse duhet të vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor.

Siç ishte paralajmëruar më parë, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse duhet të vizitojë Republikën e Serbisë më 6 dhe 7 qershor . Janë planifikuar takime me presidentin e atij vendi, ministrin e punëve të jashtme, kryetarin e Kuvendit Kombëtar dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Kujtojmë se kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi sot se situata rreth mbërritjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.

Vuçiç dy ditë më parë tha se vizita e ministrit rus, Sergej Lavrov tashmë është planifikuar dhe se rezultati i vizitës është i pasigurt derisa të realizohet.

“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë. A është gjithçka e planifikuar? Gjithçka është planifikuar”, ka thënë ai.

Ai shtoi se nuk përjashtohet që vizita Lavrovit në Beograd, mund të rrezikojë vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *