Emri/ E dënuar me 5 vite burg, arrestohet 27-vjeçarja në Tiranë

Një 27-vjeçare është arrrestuar në Tiranë.

Shtetësja Monika Shaqiri, akuzohet, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Mësohet se 27-vjeçarja është dënuar me 5 vite burgim nga gjykata e Apelit Korçë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sunday”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

Vihet në pranga 1 shtetase e shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sunday”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetases:

– Monika Shaqiri, 27 vjeçe, banues në Tiranë.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *