Alec John Such, vdes ish-basisti historik i Bon Jovi

Një anëtar themelues i grupit legjendar të rock-ut amerikan Bon Jovi, ish-basisti Alec John Such, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, njoftoi vetë grupi muzikor.

Ata luajtën bashkë nga viti 1983 deri në 1994, kur ata patën hite të tilla si You Give Love a Bad Name, Livin’ on a Prayer dhe Bad Medicine. Ai u zëvendësua nga basisti Hugh McDonald, i cili u bë anëtar zyrtar i grupit në vitin 2016.

Nuk u dhanë detaje se si dhe ku kishte vdekur.

“Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit,” shkroi në Twitter kantautori Jon Bon Jovi . “Të jem i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit nëpërmjet tij…”

“Sot ato kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën time dhe një lot në sy”, shtoi ai. “Do të na mungojë shumë.”

I lindur në Nju Jork më 14 nëntor 1951, Such u bë një figurë e njohur në skenën muzikore të Nju Xhersit ku u shfaq grupi, raporton Associated Press . Fillimisht ai luajti në një grup të quajtur The Message.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *