VIDEO/ ‘Po mos i gjuj, nuk ke të drejtë…’. Policia shoqëron dhe dhunon jashtë shkollës ‘1 Maji’ disa persona  

Një sherr i nisur mes simpatizantëve të PD dhe PS brenda KZAZ 30 te shkolla ‘1 Maj’ në Tiranë, ka degjeneruar në dhunë masive në prezencë të policisë.

Disa persona kanë goditur me grushte komisionerin e PD-së edhe në prezencë të kandidates për deputete Oriola Pampuri, e cila ka kërkuar nga policia të verifikojnë personat preznetë brenda KZAZ, pasi dyshohet se janë me precedentë penal.

Nga pamjet e publikuara në media, dallohet neglizhenca e policisë, pasi komisionerët e PD dhunohen nga persona pa bexhat dalluese dhe policia ndalon të dhunuarin dhe i shoqëron me dhunë drejt makinave të policisë.

Policia ka shoqëruar menjëherë disa persona pas përleshjes fizike tek shkolla “1 Maji” në Tiranë. Nga pamjet e siguruara nga mediat, janë disa makina policie përpara shkollës, dhe ka disa të shoqëruar.

Brenda shkollës, teksa numërimi vijonte mësohet se sherri nisi mes dy vëzhguesve, por më pas ndërhynë edhe persona të tjerë.

Ndërkohë gjatë shoqërimeve dallohet se ka tension ku njëri thotë “Po mos i gjuaj, nuk ke të drejtë”. Nga ana tjetër dhunë ka pasur edhe jashtë KZAZ, teksa janë shoqëruar 9 persona në total

Vëzhguesi i dhunuar ka dorëzuar kallëzimin penal në Polici.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *