Një 45- vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi vidhte instalimet elektrike në banesat e dëmtuara nga tërmeti.
Shtetasi me iniciale A.B. 45 vjeç, akuzohet për veprën “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur instalimet elektrike në banesa të dëmtuara nga tërmeti.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera, konkretisht:
- Më datë 24.05.2022, dyshohet se ka vjedhur 4 kanate dritaresh, duralumini, në një institucion;
- Më datë 05.06.2022, dyshohet se ka vjedhur instalimet elektrike të disa banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi kabulli elektrik dhe një mjet prerës që sherbente për prerjen e kabullit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.