Prej pasdites së djeshme, 5 Qershor ishulli i Sazanit ndodhet nën pushtetin e flakëve, ndërsa autoritetet ende nuk e kanë parë të arsyeshme që të ndërhyjnë nga ajri.
Ndërkohë flakët po shkrumbojnë bimësi dhe pisha që arrijnë deri 20 m të larta, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
Nga ana tjetër problem janë edhe municione të vjetra por edhe pemë që po digjen nga flakët. Burime për median bëjnë me dije se janë dëgjuar edhe disa shpërthime, por ende nuk dihet saktësisht. Në zonë ndodhen mbi 100 forca për të lokalizuar flakët, por duket se është e pamundur që t’i mposhtin flakët.
Sakaq, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve, pasi është e pamundur ndërhyrja nga uji, për shkak të mungesës së mjeteve.
Por cila është arsyeja që po shtetin po e detyron që të lejoj këtë masakër mjedisore?
Këtë të hënë kreu i emergjencave, Haki Çako tha se të gjitha forcat zjarrfikëse, të agjencisë së zonave të mbrojtura dhe të Forcave të Armatosura janë në terren.
Por pse është larguar vëmendja nga flota prej të paktën 10 aeroplanësh “kaçator” (më motorë mekanik me helikë) të tipit “AN-2”, të përshtatshëm për fikje zjarresh që kishte Shqipëria disa vite më parë?
Në vitin 2015 ish-ministrja e Mbrojtjes , Mimi Kodheli i fali kompanisë “Shega Air” aeroplanët ushtarak “MIG” dhe “AN-2” që ishin të magazinuar në hangarët e bazës. Mesa duket se këta aeroplanë ishin një “llokmë” e mirë si për ministrinë e Mbrojtjes që i kishte në inventar, ashtu dhe për kompanië private të sapokrijuar në Shqipëri, për shërbime të ndryshme ajrore.
Për shumë kohë flota e 11 aeroplanëve u mbajt e magazinuar në hangarët e ish-aerodromit të Laprakës në Tiranë.
Më pas disa prej këtyre aeroplanëve, më saktë një skuadrilje prej 3 mjetesh u nisën në fillim të viteve 2000 për në bazën e Kuçovës, ku falë një financimi të Bankës Botërore, këta 3 aeroplanë u riparuan dhe u përshtatën nga përdorimi fillestar si aeroplanë ushtarak transporti të lehtë, ose aeroplanë desantues, në aeroplanë spërkatës për bujqësinë.
Përdorimi i “Balonave Spërkatëse”.
Edhe më herët, gjatë kohës së komunizmit, një pjesë e skuadriljes prej 12 “AN-2” që ishin të dislokuar në Laprakë, kishin si destinacion përdorimi spërkatjen e tokave, dhe njiheshin ndryshe edhe si “Balonat Spërkatëse”.
Por me financimit e BB-së në vitet 2000, 3 të parët nga flota e mbetur prej 11 aeroplanësh, u ripërshtatën si të tillë. Edhe pse nuk u përdorën nga shteti ynë, për mungesë fondesh për karburantin, ata ishin të përshtatshëm dhe mund të modifikoheshin edhe si aeroplanë zjarrfikës.
Burime pranë regjimentit ushtarak ajror të Rinasit i kanë thënë “Priza.al”, se në vitin 2015 me urdhër të ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, erdhi vendimi që aeroplanët ushtarak “MIG” dhe “AN-2” që ishin të magazinuar në hangarët e bazës.
Por në një kohë që pjesët e avionëve “MIG” u prenë dhe u nisën drejt kombinatit metalurgjik të Malit të Zi, pasi ishin alumin, me aeroplanët kaçator, pra me “Antonov 2” që ishin të paktën 6 në gjendje pune dhe të riparuar më parë në uzinën ushtarake të Kuçovës (nga projekti i BB), u bë një tjetër lojë./priza.al
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*