22-vjeçari A.S., ka pësuar një aksident në rrugën “Çukë-Konispol” për shkak se duke drejtuar motorrin ai ka humbur kontrolin dhe është rrëzuar.
Si pasojë 22-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sarandë/ Informacion paraprak
Më datë 06.06.2022, në rrugën “Çukë-Konsipol”, shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A.S., i cili është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.