Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka folur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku dhe ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë mbi bllokimin e rezolutës së genocidit serb në Kosovë.
“Faleminderit zonja nënkryetare dua të falenderoj atë deputetë e opozitës së ky është momenti më i mirë. Desha të them se banorët patriot të Gjirokastrës janë të shqetësuar se bllokimi rezolutës për të njohur genocidin serb në Kosovë, kjo ka krijuar një ndikim të fortë të njerzit se kush është shkaku i bllokimit të rezolutës së genocidit, sipas asaj logjike nga ju të maxhorancës edhe krimet e serbeve të nderuar kolege , sipas kësaj logjike Franca nuk duhet të dënojë Hitlerin , Gjermania nuk duhet të dënojë luftën, ju e dëgjuat sot c’tha Lavrov, i mbyllën qiejt, nesër a do shkojë Rama në Oher ku është Putini dhe Rusia, a do ta lejoje opinion publiku shqiptar të shkojë në Oher për ti vënë kurorën Vuçiçit dhe të shkatërrojë ekonomine e shqiptareve edhe të fermereve të Gjirokastrës.”