Arrestohet 20-vjeçari që torturoi qenin në Tiranë, ja çfarë mase u mor ndaj tij

20-vjeçari, Mustafa Idrizi është ndaluar nga policia ditën e sotme pas shpalljes së tij në kërkim pas pamjeve të rënda ku shikohej duke torturuar një qen.

Idrizi është shoqëruar në komisariat dhe ndaj tij është marrë masa e procedimit penal në gjendje të lirë. Videoja ku u riu shfaqej duke torturuar qenin ka shkaktuar shumë regime në rrjetet sociale.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin:

-Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *