Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Open” në News24 është ka thënë se presidenti i ri është figura e duhur për institucionin e Presidencës.
Gjatë bisedës në studio, Spiropali është pyetur së nëse me figurën e re të zgjedhur në krye të shtetit, mos kanë shkaktuar krisje mes Sali Berishës dhe Presidentit Ilir Meta, për të cilën tha se opozita nuk ka aspak nevojë për ndërhyrjen e mazhorancës, pasi sipas Spiropalit ata janë copë-copë.
Pyetje: A futet në sherr Berishën dhe Metën, a i përçatë me presidentin e ri?
“Nuk kanë nevojë për ne, ata janë copa-copa. Ata e bëjnë vetë.”, tha ajo.
Pjesë nga biseda:
Spiropali: Besoj fort që në këtë rast interesi ynë dhe interesi publik përputheshin, ndaj dhe ishim të gatshëm të diskutonim. Besoj kemi bërë zgjedhjen më të mirë, kandidatura e Bajram Begaj është e panjollë, bën diferencën e madhe me atë që kemi pasur President deri më sot, i shkarkuar nga Kuvendi. Ne i bëmë publike, kërkuam emra, jo kritere, kriteret i ka Kushtetuta… E zgjodhëm Bajram Begaj që besoj nuk ka të sharë dhe deri më sot nuk kam dëgjuar kënd që të merret me të. Nuk ka ai asnjë detyrim…Ilir Meta ishte opozitari i kësaj qeveria dhe ç’bëri asgjë. Ka besimin e partnerëve tanë se ka punuar me ta.
Kikia: Përse gjithë kjo luftë? Shqiptarët kanë nevojë për nevojë për atë njeriun që kur politika të jetë në atë gërr-gërrin e përditshëm, t’i japë shqiptarëve që ka një shtyllë…Nëse duhet një President sa për të firmosur letrat atëherë për çfarë diskutojmë…
Lubonja: Presidenti është i rëndësishëm edhe me kompetencat e reduktuara që ka. Në një traditë që kemi ne ,dhe zgjedhja e këtij Presidenti tregoi se Rama nuk e njeh ligjin dhe kjo ka nevojë për një frenim. Por a do ta bëjë ky? Mendoj se është problematike dhe nuk jep garanci. Kjo zgjedhje është edhe politike dhe një politikë e rafinuar.
Spiropali: Ata nuk vepruan as politikisht as qytetarisht. Duhet ta vësh kundërshtarin përpara disa zgjedhjeve, por nuk luajtën fare. Për Presidentit shoh se gati-gati sa nuk thuhet Edi Rama bëri zgjedhjen e duhur. Nuk është çështja ta hedh apo mos ta hedh, por a vepron politikisht a mendon për interesin publik.