Ambasadori i Rusisë në OKB ka braktisur takimin e Këshillit të OKB-së, pasi Presidenti i KE-së fajësoi pushtimin rus të Ukrainës për shkaktimin e një krize globale ushqimore.
Charles Michel tha se Rusia po përdorte furnizimet ushqimore si një “raketë” kundër botës në zhvillim, duke i detyruar njerëzit në varfëri.
I dërguari rus, Vassily Nebenzia akuzoi Michel për përhapjen e gënjeshtrave.
“Zoti Ambasador i Federatës Ruse, le të jemi të sinqertë, Kremlini po përdor furnizimet ushqimore si një raketë kundër vendeve në zhvillim. Pasojat dramatike të luftës së Rusisë po përhapen në të gjithë globin dhe kjo po rrit çmimet e ushqimeve, duke i shtyrë njerëzit në varfëri dhe duke destabilizuar rajone të tëra. Rusia është e vetmja përgjegjëse për këtë krizë ushqimore”, tha Michel gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.
Sakaq shtoi se kishte parë vetë miliona tone drithë të ngecur në portin ukrainas të Odesa-s për shkak të një bllokade detare të importuar nga Rusai.
Komentet e tij bënë që Nebenzia të dilte jashtë. Ndërsa largohej, zoti Michel iu drejtua drejtpërdrejt: Mund të largohesh nga dhoma, ndoshta është më e lehtë të mos dëgjosh të vërtetën.
The Kremlin is using food supplies as a stealth missile against developing countries.
This is driving up food prices, pushing people into poverty, and destabilising entire regions.
Russia is solely responsible for this food crisis.
Despite its campaign of lies.@UN #UNSC pic.twitter.com/luL28xXUWB
— Charles Michel (@eucopresident) June 6, 2022