Video/ Kacatori grek nis ndërhyrjen nga ajri në Sazan, “shpërlan” dhe retorikën e qeverisë, nga nuk ka nevojë për ndërhyrje deri tek situatën e kemi nën kontroll

Mëngjesin e kësaj të hënë një avion tip Canadair CL 415 që vjen nga Greqia është aktivizuar për shuarjen nga ajri të zjarrit në ishullin e Sazanit, që ka përpirë shkurre e pisha në ishull prej ditësh.

Kacatori grek nis ndërhyrjen nga ajri  për zjarrin në Sazan, “shpërlan” dhe retorikën e qeverisë, nga nuk ka nevojë për ndërhyrje deri tek situatën e kemi nën kontroll. Kjo pasi ditën e djeshme ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe kryeministri Edi Rama, në deklaratat e tyre pohuan se situata se nuk kishte nevojë për helikopter nga ajri dhe kjo u tha sepse Shqipëria nuk  disponon për shkak se janë të prishur.

Ministria e Mbrojtjes pohoi se avioni të hyje në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERÇ), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Mësohet se avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *