Kreu i PD-së, Sali Berisha është duke zhvilluar këtë të martë një tryezë diskutimi me përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm në vend.
Mësohet se në fokus do të jetë njohja e problematikave që këto biznese kanë.
Albert Nasto, kryetari i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm tha se bizneset po kalojnë një krizë të madhe dhe se gjatë qeverisjes së Edi Ramës janë mbyllur shumë prej tyre.
“Jemi në një krizë, në kufirin e mbijetesës, gjendja është e vështirë. Gjatë 9 viteve të qeverisjes së Ramës janë mbyllur shumë biznese, shifër alarmante dhe këmbanën e të cilës duhet ta dëgjojnë ata që na qeverisin, por dhe ne me njeri-tjetrin. Aksionet e 2015 u mbyllën shumë subjekte si pasojë e reprezaljeve të qeverisë Rama. Janë disa gjëra që nuk kanë favorizuar biznesin e mesëm dhe të vogël, por vijon edhe sot të mos favorizojë plani i hartuar nga oligarkët, të cilët kanë një plan për të shkatërruar biznesin”, tha ai.