“Asi” nën mëngë i Ramës, që përçau Metën dhe Berishën

Për Artur Zhejin është e qartë që Bajram Begaj është kandidat i Ramës me të cilin pohon se kreu i qeverisë arriti të krijojë edhe një “çarje” mes Metës dhe Berishës.

“Doktorit i kundërvuri një doktor. Janë disa rrugë irracionale dhe racionale…Bëhet një listë, dhe ai e mbajti premtimin, do t’u them njërin që s’ia priste mendja njeriu.Të gjithë u kapën në befasi. E di që Rama do të thotë më vonë që ai do të shërojë shtetin. Meta me këtë dekret, shpëtoi një krizë. Sepse numri do të shtohej shumë”, tha Zheji.

Sakaq edhe Skënder Minxhozi shtoi se nga kjo kandidaturë i vetmi që dilte i fituar ishte vetë Rama.

“…Është shumë e rrallë që dikujt aty t’i shkonte mendja aty për Bajram Begaj. Unë mendoj që është Edi Rama ai që përfiton nga ai abstragim. Krijoi një krizë të përkohshme mes dy aleatëve si Meta e Berisha.Ajo që prodhoi emri i Bajram Begës, na çon tek propozuesi i tij indirekt. Askush nuk e shihte dot të plotë panoramën siç e shihte vetë Rama. I gjeti të papërgatitur kundërshtarët. Një nga kundërshtarët e votoi kurse tjetri doli nga Parlamenti e shkeli rezolutën”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *